Reperi shqiptar: Noizy i mori Loredanën Mozzikit, s’janë më shokë…

Në një video live para disa javëve, reperi shqiptar, Cllevio kishte thënë se ka mësuar se Noizy e Mozzik nuk flasin më.

Kjo për shkak se Noizy ia mori Mozzikit ish-gruan, Loredanën, shkruan Neutral.al.

“E di çka mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, thotë Cllevio.

Noizy dhe Mozzik muaj më parë lansuan një këngë së bashku dhe duket se raportet e tyre ishin të mira, por në javën e fundit u pa se dyshja i kanë prishur marrdhëniet.

Noizy publikoi këngën “Heart Attack” në bashkëpunim me Loredanën, kurse në anën tjetër, në të njëjtën natë, Mozzik publikoi këngën “Pare” në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Taynen.

Pas publikimit të këngëve, Noizy akuzoi treshën, Butrint Imeri, Tayna dhe Mozzik, për blerje të klikimeve te kënga “Pare”.

Dyshja më nuk e kanë njëri-tjetrin “folloë” në Instagram./Neutral.al/

VIDEO – CLLEVIO FLET PËR MOZZIK-LOREDANA-NOIZY

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *