Pas bashkëpunimit “kriset miqësia” mes Kidës dhe Dafinës?

Këngëtaret e njohura, Dafina Zeqiri dhe Kida së fundi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë.

Pas publikimit të këngës ka pasur reagime të shumta rreth projektit të tyre, shkruan gazeta Neutral.

Së fundi, Dafina dhe Kida kanë qenë duke drekuar bashkë dhe kanë shfrytëzuar rastin për të ndarë disa video në rrjetet sociale.

Dafina së pari ka postuar një video ku shihet duke imituar Kidën dhe pjesën e saj të këngës.

Video Player

00:00

00:15

Ndërkohë, e gjendur përballë saj në tavolinë, Kida ishte po ashtu duke bërë video.

Në videon e shpërndarë në Instastory Kida ka shkruar me shaka: “Kështu po flet për mua? Unë gjynah”. Videot janë shpërndarë me shpejtësi nga fansat në rrjetet sociale.

Video Player

00:00

00:15

Vlen të theksohet se komentuesit, kryesisht dëgjuesit besnikë të dyshesh së njohur, janë të pakënaqur me tekstin dhe klipin e “Luje belin”. Dhe rezervat e tyre i kanë shprehur në sektorin e komenteve në YouYube.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *