Qytetari nga Gjilani dorëzohet para të dashurës: “Më vrit se nuk mundem pa ty me jetu”

Dhuna ndaj grave është bërë një dukuri shqetësuese në Kosovë.

Një rast i fundit në Gjilan, në rrugën “Lufta e Gjilanit 44” ka qenë më i pazakont, shkruan Neutral.al.

Burime të Sinjalit brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se një grua ka denoncuar ish të dashurin me të cilin kishte bashkëjetuar 3 muaj por ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Ajo ka deklaruar se i dyshuari dje në orët e mëngjesit përmes telefonit, e kishte kanosur atë që “Nëse largohesh nga unë kam me të vra”. E njëjta ka deklaruar se edhe para një muaji i është shkaktuar dhunë fizike dhe psikike si dhe me datën 23 qershor i dyshuari duke i dhënë pistoletën viktimës i kishte thënë që “më vrit se nuk mundem pa ty me jetu”.

Sinjali mëson se Policia me të marrë informatën, ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë SIG e cila e kishte fishekun në tytë, një karikator me 6 fishekë, dy pako me fishekë, njëra 25 dhe tjetra 31 fishekë si dhe një brisk ngjyrë hiri.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari pas intervisitimit është dërguar në mbajtje për 48 orë si dhe është hapur rast për veprat “Dhunë në familje”, “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *