Publikohet për herë të parë një video, “Ani moj Shqipni” e kënduar nga Rexhep Selimi

Shumë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke mbajtur në kuadër të Speciales në Hagë.

Në mesin e tyre është edhe Rexhep Selimi, apo i njohur ndryshe si 10-shi i UÇK-së.

Publikohet për herë të parë një video tejet emocionuese e Rexhep Selimit teksa i këndon Shqipërisë

Selimi shihet në një ndejë private, duke kënduar vargjet e këngës “Ani moj Shqipni, mos thuj marova”.

Selimi sa ishte në Kosovë jo rrallë është parë duke i rënë çiftelisë e duke kënduar këngë patriotike.

10-shi i UÇK-së ishte edhe personi i parë që lexoi deklaratën e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *