Publikohen pamjet: Momenti kur burri i armatosur bën terror në klub nate të homoseksualve, vret dy persona e plagos shumë të tjerë…

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një lokal nate të homoseksualve në Oslo të Norvegjisë.

Siç raportohet, një person ka hyrë me armë zjarri dhe ka qëlluar të pranishmit, duke vrarë dy persona e plagosur shumë të tjerë, shkruan Neutral.al.

Në video dëgjohen të shtënat në momentin kur sulmuesi hapi zjarr, raporton 147tv.

Në pamjet e mëposhtme shihet një numër i madh i vizitorëve të klubit, por edhe kalimtarë të rastit, duke ikur nga të shtënat.

Kryeministri Jonas Gahr Stoere tha se ky ishte një sulm i tmerrshëm dhe, siç tha ai, thellësisht tronditës ndaj njerëzve të pafajshëm dhe mbështeti njerëzit e këtij komuniteti.

“Pashë një burrë që arriti me një çantë, ai mori një armë dhe filloi të qëllonte”, tha gazetari Olav Roenneberg i transmetuesit publik NRK. Ndryshe, sulmi ndodhi në prag të paradës së krenarisë në Oslo, 50 vjet pasi ky shtet u dha me ligj të drejtat komunitetit LGBTI+./Neutral.al/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *