Prizren: Motoçiklisti hyn në kahjen e kundërt të rrugës, përplaset me makinë

Një aksident i rëndë trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur sot, në rrugën e Zanave në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.  Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili njoftoi se në aksident është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Shoferi i motoçikletës dyshohet se ka lëvizur në kahjen e kundërt të rrugës, ashtu që për një moment është përplasur me automjetin tjetër dhe ka humbur kontrollin.

Lëndime nga ky aksident ka pësuar shoferi i motoçikletës, i cili është dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit dhe sipas burimeve atje, ai ka pësuar frakturë në njërën dorë.

Lidhur me këtë rast, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërkohë me urdhër të Prokurorit kanë nisur hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *