Policia jep detaje, makina përplasi dy fëmijë, dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tepelenë.

Dy fëmijë janë përplasur nga një automjet.

Mësohet se në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, shtetasi A. B., banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka përplasur 2 fëmijë.

Fatmirësisht fëmijët ndodhen në spital për të marrë trajtimin e duhur, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka njoftuar se në Tepelenë- Rreth orës 20:15, në rrugën “Bilbilenjtë”, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, shtetasi A. B., banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka përplasur 2 fëmijë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *