Peci godet Hotin: Është manipuluesi më i madh në skenën politike kosovare

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka kritikuar deputetin e LDK-së, Avdullah Hotin, duke thënë se “është manipuluesi më i madh në mesin e manipulantëve më të mëdhenj në skenën politike kosovare”.

Ky cilësim ndaj Hotit erdhi, pasi Peci e komentoi kritikën e ish-kryeministrit për mos-subvencionim të fermerëve gjatë tre mujorit të parë të këtij viti.

“Zotëria në fjalë ka qenë kryeministër dhe kur e ka aprovuar buxhetin e viti 2021 fermerëve të Kosovë s’u kanë mbetë 40 milionë euro, ndërsa 24 milionëshi i janar-mars 2021 është vetëm kompensim i vetëm një pjesës ose gjysma e obligimeve që u ka mbetë. Ndërsa 2022 ne nuk kemi mund me aloku mjete në kategorinë as të subvencione e as të granteve. Në këtë rast, raporti kontraktual në mes fermerit dhe ministrisë ka qenë zero, zero.

Janë kompensu 28 mijë e 222 fermerëve me vlerë në grante dhe subvencione 70 milionë euro dhe nuk i kemi borxh asnjë fermeri. Ndërsa ky manipulatori del me manipulime të tilla për shkak se në tre mujorin e parë nuk ki qysh me disporzu subvencione për shkak se hartimi i programit t’i merr një muaj, udhëzimi administrativ, dëgjimi publik dhe paraprak i ka 28 ditë që i bie fundi i shkurtit. 

Hapja e shpalljes publike zgjat 30 deri 40 ditë, që i bie futemi në prill. Pastaj vjen procesi i vlerësimit administrativ dhe i kontrollit. Pagesat e para në afatin kohor mund të realizohen në korrik ose gusht, nuk ka shanca teorike të realizohen më herët”, ka thënë Peci në Debat Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *