Pamje tronditëse: Burri tenton të mbysë gruan në shatërvan

Një video tronditëse e bërë virale në rrjet ka shfaqur momentin kur shpëtimtarët heroikë rrahin një burrë teksa ai ka kapur një grua nga flokët dhe përpiqet ta mbysë atë në një shatërvan publik.

Burri 52-vjeçar i cili nuk është identifikuar, tani po përballet me akuzat për tentativë vrasje.

Një kalimtar i filmoi teksa ata gjendeshin brenda shatërvanit në një park në Valencia, Spanjë.

Pamjet telefonike të përleshjes, tregojnë dhunuesin pa këmishë, i cili duket se është i dehur duke e kapur gruan nga flokët e duke e detyruar t’i marrë frymën nën ujë.

Ai u përlesh edhe me burra të tjerë që tentuan ta nxirrnin gruan prej aty.

Sipas informacioneve, burri kishte qenë duke u freskuar në shatërvan me shoqëruesen e tij kur një kalimtar iu ofrua t’i fotografonte, ai ia mbathi dhe i vodhi burrit celularin.

Mediat lokale raportuan se burri mendonte se shoqëruesja e tij ishte e përfshirë në vjedhje dhe më pas tentoi ta mbyste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *