Osmani telefon Erdoganin për ditëlindje: Mirënjohës për mbështetjen nga Turqia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka telefonuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për ditëlindje, gjersa kanë biseduar edhe për raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve.

Osmani, në një postim në X, shkruan: “Është kënaqësi ta përshëndes presidentit e Turqisë, Erdogan, për ditëlindje… urime të përzemërta për mirëqenien e tij”.

Ajo më tej thekson se Kosova i është mirënjohëse Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *