Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, flasin për dialogun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për dialogun me Serbinë.

“Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë”, ka njoftuar faqja zyrtare e Zyrës së Presidencës së Kosovës.

Në njoftim po ashtu është theksuar se e para e shtetit dhe diplomati amerikan kanë biseduar edhe për bashkëpunimin ndërshtetëror midis dy vendeve dhe për koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe atyre të ShBA-së.

Më 28 shkurt, Osmani pati thënë se pranimi i propozimit franko-gjerman (evropian), është moment pozitiv i cili kontribuon paqes dhe stabilitetin në vend dhe rajon.

Por, ajo kishte theksuar se me këtë marrëveshje Kosova ka pranuar edhe disa propozime jo të lehta që lidhen me vetemenaxhimin e pakicës serbe në Kosovë dhe rregullimin e statusit juridik të Kishës Ortodokse Serbe.

“Teksti i marrëveshjes nuk i sqaron tërësisht implikimet nga këto si dhe disa çështje të tjera, të cilat duhet të sqarohen domosdoshmërisht para se të finalizohet Plani i Zbatimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *