“Nuk është koha që të sillemi si lojtarë ndaj njëri-tjetrit”/ Olta dhe Amos flasin me kode

Olta dhe Amos u përpoqën të flisnin me kode në dhomën e gjumit, në mënyrë që biseda e tyre mos të ishte e qartë për publikun.

Biseda kishte të bënte me lojën që po luhej në shtëpi, ku Olta i tha Amosit se ajo nuk e shikon atë si lojtar për momentin, dhe e anasjellta.

Amos i tha Oltës se nuk ka pse t’i kundërvihet asaj, për aq kohë sa interesat e tyre janë të përbashkëta.

Ky i fundit, i tha Oltës se për momentin ajo është në pozicion të mirë. Duke folur sërish me kode, Olta i tha Amosit se dy banorët e rinj, kanë patur ndikim tek loja e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *