Noizy shpërthen në lot, si rrallë herë flet për jetën private

Teksa zhvilloi një intervistë, reperi i njohur si Noizy foli si rrallë herë edhe për jetën e tij private.

Ai nuk i mbajti dot lotët kur prindërit e tij u shfaqën në ekran duke i bërë kështu një surprizë.

“Jam shumë krenar për ty, për punën që ke bërë gjithë këto vite dhe të urojmë shumë suksese në koncertin. Pas kaq shumë vitesh, do të të realizohet ëndrra jote që kaq shumë ke dashur.“, tha i ati.

“Jam shumë krenare për ty por dhe pak xheloze jam. Kur isha në shkollë, më thoshin njerëzit goca e Jakut je. Tani që u rrite, më thonë mami i Noizy-t je. Po unë kush jam, kur do të jem vetvetja. Bëj shaka sepse jam shumë e lumtur që zoti më ka falur këtë familje”- tha mami i Noziyt duke i kërkuar publikisht që të gjejë edhe një nuse.

“Nuk kam plane për momentin për familje. Është e largët si ditë. Nuk e planifikoj dot. Nuk i dihet kurrë, por nuk bej dot plane. Jam i fokusuar te muzika dhe puna për momentin. E kam tepruar me xhelozinë dhe më bezdis te femrat kur gënjejnë”- tha reperi nga ana tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *