Zjarr në një pompë derivatesh, policia jep detaje

Zjarri ka kapluar një pompë derivatesh në fshatin Mramor të Prishtinës sot rreth orës 04:00. Lexuesit e Gazetës Express kanë dërguar pamje të këtij incidenti, ndërsa nga Policia kanë dhënë detaje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Express se policia ka pranuar informata për këtë incident sot rreth orës 04:00.

Sipas saj, zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar.

Ahmeti njoftoi se nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *