Morena Taraku merr propozimin e papritur për …

Ish-missi dhe këngëtarja Morena Taraku është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ajo merr vëmendjen me pozat e saj “hot”.

Por kësaj radhe krahas pozave hot ajo është komentuar për shkak të një propozimi që ka marrë të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj.

“Po pranoj”- shkruan ajo krahas postimit ku shfaqet me një fustan të bardhë.

Në foton tjetër ajo zbulon se një nga mikeshat e saj i ka kërkuar të behet shoqëruesja e saj në ditën e martesës.

Morena Taraku ka qenë gjithmonë e rezervuar sa i përket jetës së saj private.

Vitin e kaluar ajo u përfol për një lidhje të mundshme me këngëtarin e njohur turk 43-vjeçar, Berdan Mardini.

Në lajmet që qarkulluan në mediat prestigjoze turke shkruhej se çifti janë fqinjë në një lagje pasanikësh në Stamboll dhe frekuentohen me njëri-tjetrin prej kohësh, një histori e bukur dashurie që ka shkaktuar skandal në martesën e tij. Megjithatë nuk pati asnjë reagim nga ana e vetë Morena Tarakut.

Ndryshe Morena Taraku njihet për jetën luksoze që ajo bën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *