Një video me njerëz të armatosur e të maskuar po qarkullon, dyshohet se janë në veri të Kosovës

Një video që po qarkullon në rrjetin social Twitter, tregon persona të maskuar duke shtënë me armë që dyshohet se janë në veri të Kosovës.

Videoja fillimisht është publikuar nga mediumi “IstragaB”, që duket të jetë me seli në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës. 

“Jemi kthyer, Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”, raportohet se thonë personat në videon e publikuar.

Të njëjtit, shihet se janë të maskuar, derisa gjuajnë me armë. 

Mediumi në fjalë, raporton se në afërsi të vendit ku është xhiruar videoja, janë dëgjuar të shtënat me armë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *