Nisin analiza për shprehjet e fytyrës së Kurtit e Vuçiqit në takim: Çfarë tregojnë ato?

Para disa minutash ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Nga ky takim ku prezent janë edhe ndërmjetësuesit evropianë, Miroslav Lajçak e Joseph Borrell, kanë dalë edhe fotografitë e para.

E menjëherë kanë nisur aludimet e vlerësimet bazuar në shprehjet e fytyrës.

“Dhe kështu duken. Gjeni ndryshimin”, ka shkruar gazetari Xhemajl Rexha, duke iu referuar buzëqeshjes së Kurtit dhe fytyrës “së ngrirë të Vuçiqit”, ndoshta si një tregues apo pasqyrim i situatës në të cilën gjinden ata.

Kësi qasje, kësaj fotografie ia kanë dhënë edhe disa media tjera në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *