‘Neni i 7-të i marrëveshjes’ Kosova u pajtua t’i nis negociatat për çështjen e vetmenaxhimit të komuniteteve

Pas rreth 10 orësh diskutime në tavolinën e negociatave në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e përfaqësueseve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar për media pas përfundimit të takimit, ku ka bërë të ditur se ishte një ditë e gjatë, teksa ka folur edhe për pikën e nxehtë të marrëveshjes, nenin 7, i cili në opinionin kosovar shihet si neni që lejon themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

“Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, ka thënë Borrell.

Kujtojmë se ky takim erdhi pas atij të 27 shkurtit në Bruksel, ku siç pati njoftuar Borrell, të dyja palët ishin dakorduar se nuk nevojiten bisedime të mëtejshme për propozimin evropian dhe se kjo është korniza për normalizimin e marrëdhënieve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *