Nëna shet djalin e porsalindur për të bërë operacion hundën

Një nënë që akuzohet se ka shitur djalin e saj të porsalindur për 3,000 paund për të paguar operacionin e hundës është arrestuar nga policia. Gruaja nga Dagestani, Rusia jugore, thuhet se i ka thënë një shoqeje se nuk donte ta mbante fëmijën. Fëmija lindi më 25 prill dhe pesë ditë më vonë ajo u takua me një çift për të shitur fëmijën.

Policia thotë se nëna, 33 vjeçe, ia shiti fëmijën çiftit për vetëm 274 £. Por foshnja kishte nevojë për trajtim spitalor dhe mjekët i kërkuan çiftit që e bleu atë për certifikatën e lindjes. Më pas çifti i kërkoi gruas dokumentin, të cilin ajo ua shiti 1,370 £.

Gruaja i tha çiftit se kishte ndërmend t’i shpenzonte paratë për një operacion estetik në hundë. Por përpara se çifti të dorëzonte pjesën e mbetur të parave policia arrestoi grupin dhe tani ata akuzohen për vepra të trafikimit të qenieve njerëzore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *