“Nëna mu operua, unë e kam marrë vesh tek pas tri orësh”, thotë Vivien

Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Vivien, ka folur pak rreth jetës së saj personale, në një bisedë që kishte me Mbresën.

Të ulura në hapësirën e ambienteve të tualeteve, ajo e ka treguar një ngjarje me nënën e saj, e cila kishte kryer intervenim kirurgjik, teksa Vivien nuk kishte qenë në dijeni për këtë operacion.

“Nëna ime bëri operacion sytë para ca muajsh, pas një problemi që vjen nga mosha dhe mua nuk më thanë gjë. E kam marrë vesh pas tre orësh, që e kanë bërë në një klinikë në Tiranë që unë e kam gjashtë minuta afër shtëpisë. Siç më kanë mbajtur ata, i kam mbajtur dhe unë. Unë e di që kishin qëllim të mirë, por janë pasojat pastaj që i haja unë”, ka thënë Vivien pos tjerash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *