Në ditën e protestës, Memli Krasniqi viziton krerët e luftës në Hagë

Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka vizituar krerët e luftës që po gjykohen në Hagë.

“Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik”, ka shkruar Krasniqi nga Haga teksa në Prishtinë për pak prite të nis protesta kundër qeverisë. 

“Liria jonë – ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë – ishte misioni i tyre. Kosova – ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë. Dielli do të lind përsëri”!

Ndryshe, protesta fillon nga ora 18:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protesta është organizuar nga OVL e UÇK-së me qëllim të kundërshtimit të “koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiç-in” dhe “kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”.

Në njoftimin e publikuar dje nga organizatorët e protestës thuhet se do të kërkohet që Mimoza Kusari-Lila ta dorëzojë mandatin e saj të deputetes.

“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”.

“Mimoza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftërave të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pjesë e saj do të jenë edhe partië opozitare, si dhe shoqëria civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *