Ndryshim i përkohshëm i qarkullimit të autobusëve, Trafiku Urban jep detaje

Trafiku Urban ka njoftuar se të premtën do të ketë disa ndryshime të përkohëshme të autobusëve urban në linjat 1A, 3, 4 dhe 7C nga ora 10:00 deri në orën 15:00.

Linjat e urbanëve 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë rrjedhën e tyre si më poshtë:

Linja 1A do të nisë udhëtimin nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë në drejtim të magjistrales  Prishtinë – Fushë Kosovë.

Linjat 3 dhe 4 do të ndryshojnë rrjedhën e tyre të qarkullimit në drejtimin e rrugës “Agim Ramadani,” pa kaluar në qendrën e qytetit.

Ndërsa Linja 7C do të nisë udhëtimin në lagjen Kalabria në drejtim të magjistrales M2 për t’u lidhur me Bulevardin “Bill Klinton“, pastaj do të vazhdojë në rrugën “Ilaz Kodra” dhe do të kthehet në rrugën “Tahir Zajmi“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *