Ndodh fenomeni i rrallë, foshnja lind “me këmishë”

Disa imazhe të publikuara nga mediat e huaja tregojnë momentin mbresëlënës të ardhjes në jetë të një foshnje, trupi i të cilit ndodhet ende brenda qeses amniotike të paprekur.

Ngjarja ka ndodhur në Brazil, ku nëna e vogëlushit, tashmë të quajtur Nikola, vendosi ta sillte në jetë djalin e saj me prerje cezariane. Megjithatë, gjatë operacionit mjekët mbetën të mahnitur, teksa koka e foshnjës doli në pah, ndërsa ishte e nde e mbrojtur nga qesja amnotike. Rasti u konsiderua i veçantë, dhe ata nxituan ta dokumentonin me këto foto.

I njohur si lindje en caul, ose “me këmishë”, fenomeni ndodh në më pak se një në 80,000 lindje. Ndodh më shpesh në prerje cezariane dhe në lindje të parakohshme natyrale sesa në lindje natyrale pas 37 javësh të shtatzënisë.

Kjo ndodh sepse membrana e mbushur me lëng zakonisht prishet kur nëna e ardhshme është gati të fillojë lindjen – një proces i njohur zakonisht si shpërthimi i ujërave.

Në rastet e rralla të një lindjeje enkas, mjekët duhet të veprojnë shpejt për të çarë qeskën dhe për të lejuar foshnjën të marrë frymë, pasi nuk ka më oksigjen të furnizuar nga nëna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *