Momenti kur Policia përdor sprej për të zmbrapsur protestuesit serbë në Zveçan

Në Zveçan, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, Policia e Kosovës ka përdorur sprej ndaj serbëve lokalë, të cilët tentuan të hynin në ndërtesën komunale. 

Serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave, që u zgjodhën më 23 prill.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, ka kërkuar që kryetarët e rinj dhe njësitë speciale policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu, në këmbim të tërheqjes së protestuesve në veri.

https://www.evropaelire.org/a/protesta-ne-veri-/32432604.html

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *