Mijëra vende pune, hapet sistemi për viza pune në Itali

Qeveria italiane ka përcaktuar kuotat e punëtorëve të huaj që mund të hyjnë në Itali për të punuar.

Dekreti përcakton një numër maksimal hyrjesh të barabartë me 69,700 njësi, 42,000 prej të cilave janë të rezervuara për hyrje për arsye pune sezonale.

Kuotat e vendosura për pranimet për arsye pune josezonale dhe të vetëpunësuar janë 27 000 dhe ndër këto 20 000 janë të rezervuara për hyrjet për punë vartëse josezonale në sektorët e transportit rrugor, ndërtimtarisë dhe turizmit-hotelierë për shtetasit e vendeve që kanë nënshkruar ose janë gati të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për migracionin me Italinë.

APLIKIMI

Duke filluar nga ora 9:00 e datës 12 janar 2022, aplikimi për plotësimin paraprak të formularëve të aplikimit do të jetë i disponueshëm në adresën: https://nullaostalavoro.dlci.interno.it , i cili do të transmetohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike. Sipas dekretit të ri, në Itali pranohen 69700 punëtorë të huaj. Aplikimet do të hapen nga data 1 shkurt, ora 9:00. Pjesa e përgjithshme ndahet si më poshtë:

– 27 700 KUOTA, janë të rezervuara për rekrutim në sektorët e transportit rrugor, të ndërtimit dhe të turizmit-hotelierëve për qytetarët e vendeve që kanë nënshkruar ose janë në pritje të nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushën e migracionit. Në veçanti nga 27,700 pranimet e lartpërmendura:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *