“Më e mirë e ëma se e bija”, Djemtë çmenden pas dyshes nënë e bijë/ Njëra 46, tjera 22 vjeç 

Më e mirë e ëma se e bija”, i thonë këtij muhabeti. Barbie Porter dhe vajza e saj Halie sfiduan përdoruesit e TikTok në një video virale për të përcaktuar se cila ishte më e madhe në moshë.

“Mirë, pra, njëra prej nesh është 46 vjeç dhe tjetra është 22 vjeç,” thotë gruaja në të majtë, e veshur me një këmishë rozë me kuadrate. “Por kush është nëna dhe kush është vajza? Ju lutemi, zgjidhni në komente”, tha gruaja në të djathtë e veshur me një këmishë blu të hapur dhe më pas qeshi.

Videoja ka grumbulluar 9.7 milionë shikime nga njerëz që vështirë se mund ta dallojnë ndryshimin. Por shumë përdorues thanë se ishte më e lehtë për t’u përcaktuar nga sa mendonte dyshja.

Ne nuk jemi të verbër e as memecë!” komentoi njëri prej tyre.

“Ajo me këmishë rozë është mamaja. Lëkura e saj është më e hollë që do të thotë se është më e vjetër. Vajza duket dukshëm më e re”, thotë një tjetër.

“Qafa dhe rrudhat i thonë të gjitha ndjesë mami,” tha një tjetër.

“Në mënyrë tipike, personi që ka 5 herë më shumë grim sesa personi tjetër është më i vjetër”, tha një tjetër.

Shumica e komentuesve e gjetën përgjigjen e saktë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *