Maqedonci me komandantin KFOR-it: Do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë

Ministri i sapoemëruar i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim të parë Komandantin e Forcës paqembajtëse të NATO’s në Kosovës, gjeneralin italian Angelo Michele Ristuccia, me të cilin ndër të tjera biseduan edhe për “bashkëpunimin e ngushtë” mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in.

Këtë “bashkëpunim të ngushtë”, Maqedonici e siguroi Ristuccia, se do ta vazhdojnë edhe më tej në kuadër të mandateve që kanë, “në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Njoftimi për media:

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, i cili fillimisht i uroi ministrit Maqedonci sukses në punë gjatë mandatit të tij.

Nga ana e tij, ministri Maqedonci shprehu falënderimin për vizitën e tij si dhe mirënjohjen për kontributin e KFOR-it, në shërbim të sigurisë së vendit por edhe në sigurinë rajonale. Gjithashtu, ministri Maqedonci e njoftoi Gjeneralin Ristuccia, lidhur me proceset aktuale si dhe synimet për të ardhmen, ku një ndër objektivat kryesore është integrimi në organizatat euroatlantike.

Ndër tjerash, në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e sigurisë në vend, ku të dy bashkëbiseduesit e theksuan se bashkëpunimi i ngushtë mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më tej në kuadër të mandateve që kanë, në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *