Luksi ka emër! – Cristiano Ronaldo shpenzoi mijëra euro vetëm për peshqirë dhe çarçafë

Cristiano Ronaldo nuk duket të jetë koprrac kur shkon në pushime.

Futbollisti që është miliarder po kalon pushimet në Mallorca, shkruan Neutral.al.

Por, nuk duket të jenë pushime të thjeshta por tejet luksoze. Ai deri në Mallorca udhëtoi me avion privat, i cili kushton hiq më pak se 22 milionë euro.

Sapo kanë mbërritur kanë shkuar në jahtin e tij, i cili është 27 metra i gjatë dhe vlen 6.5 milionë euro.

Cristiano me familjen e tij po qëndrojnë në një shtëpi ku ka gjithçka: shumë dhoma, fushë për futboll, tenis, basketboll, plazh, volejboll, palestër dhe xhakuzi.

Tutje, portugezi ka shpenzuar hiq më pak se 14 mijë euro për peshqirë, çarçafë e gjëra të tjera të nevojshme ditore./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *