Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 122-të të saj në mënyrë elektronike.
Në këtë mbledhje qeveria ka miratuar dy vendime për ekonominë, ku mes dy vendimeve është edhe aprovimi i programit për reformat në ekonomi 2023 – 2025, por edhe ndryshimi i ligjit që lidhet me përcaktimin e vlerës së koeficientit të pagave.
Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është përfshirë në Programin Legjislativ për vitin 2023 edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023
Në këtë vendim përfshihet edhe përcaktimi i vlerës së koeficientit të pagave për sektorin publik.
Gjithashtu është marrë edhe vendimi për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi 2023-2025.
Këto vendime tashmë pritet të dërgohen në Kuvendin e Kosovës për t’u miratuar nga deputetët dhe më pas për t’u dekretuar nga Presidentja e Kosovës.