Stresi shpreh hapur dëshirën për bashkëpunim me Taynen: Ajo është kapaku

Stresi ka thënë se kur të dalë nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova dëshiron që të realizojë një bashkëpunim me reperen kosovare, Tayna.

Ai këtë e deklaroi derisa ishte jashtë në oborr duke qëndruar dhe biseduar me Gresën, e cila i thoshte se i pëlqen shumë Dafina Zeqiri si këngëtare, ndonëse nuk e ka takuar asnjëherë.

Ndërkohë, asaj Stresi i tha: “Tayna është kapak, më pëlqen shumë, është tornado. Dafina Zeqiri është “diva” e ka stilin e vet, Dafina është Dafinë, respekt për Dafinën, kam shumë respekt për të”.

“Taynan e përcjelli tek çdo këngë, unë e gjej veten tek Tayna, di të repovat, ka stil i shkruan vet këngët, kam shumë respekt për të. Me Taynen kam shumë qejf kur të dal nga këtu ta krijojë një këngë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *