Në Prime e Big Brother VIP Albania, banorët kanë filluar të diskutojnë dhe të debatojnë me njëri-tjetrin.
Debati ka filluar në mes të Oltës dhe Efit, të cilat kanë pasur mosmarrëveshje me njëra-tjetrën.
Madje kërcenimet e fundit të Oltës, se ka informacione jashtë shtëpisë, ka bërë që edhe moderatorja Arbana Osmani të reagojë ndaj saj.
Arbana i tha Oltës se askush nuk ka të drejtë të gjykojë për jetën jashtë.
“Çfarë informacione ke nga jashtë, siç ke ti informacione të gjithë kanë informacione, për mua, për ty, është shumë e shëmtuar, askush nuk ka të drejtë të gjykojë askënd për jetën jashtë, secili ka te drejtë ta jetojë jetën e vetë si të dojë me kë të dojë”, u shpreh Arbana.