Kylian Mbappe e detyron Federatën e Futbollit Francez ta…

Federata e Futbollit e Francës (FFF) ka njoftuar se do ta rishikojë marrëveshjen e vet për të drejtat e imazhit të futbollistëve sa më shpejt, pasi sulmuesi Kylian Mbappe nuk pranoi të merrte pjesë në aktivitete të sponsorëve.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit dhe bashkëlojtarët e tij në kombëtare duhej ta bënin një fotografi ekipore dhe të merrnin pjesë në aktivitete të tjera sponsorizimi para fillimit të Kupës së Botës 2022 në martën në qendrën stërvitore të ekipit kombëtar të martën.

Por Mbappe njoftoi se nuk do të merrte pjesë dhe vendimi i tij u përkrah nga disa futbollistë të rëndësishëm brenda kombëtares.

Raportohet se Mbappe dëshiron që të jetë pjesë e vendimit se cilët sponsorë të lidhen me lojtarët francezë gjatë ndeshjeve të kombëtares, sepse nuk dëshiron t’i përkrahë disa marka, përfshirë kompanitë e ushqimit të shpejtë, kompanitë e basteve, të cilat kanë kontratë me ekipin kombëtar.

“Kam vendosur të mos dalë në fotografi me ekipin kombëtar pas ngurrimit të Federatës Franceze për ta ndryshuar marrëveshjen për të drejtat e imazhit me lojtarët”, tha Mbappe në një komunikatë për media.

“Përfaqësuesit e mi dhe unë ndiejmë keqardhje që nuk u arrit asnjë marrëveshje, siç kishim kërkuar, para Kupës së Botës”, shtoi ai.

Megjithatë, të hënën mbrëma u mbajt një takim mes presidentit të FFF-së, Noel Le Graet, lojtarëve Hugo Lloris, Raphael Varane dhe Mbappe dhe trajnerit Didier Decheamps.

Lojtarët i thanë presidentit Le Graet se ata pajtohen me qëndrimin e Mbappes dhe se edhe ata duan të pyeten për sponsorët e ekipit kombëtar, në mënyrë që të mos bien ndesh me sponsorët personalë.

Takimi mbaroi me pajtimin e të gjitha palëve se nevojitet ndryshim dhe Mbappe pritet të marrë pjesë në aktivitetet e sponsorëve këtë të marte.

FFF-ja njoftoi se do ta rishikojë marrëveshjen për të drejtat e imazhit sa më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *