Ky është kosovari që po i transportonte me makinën e tij disa migrantë ilegalisht në Kosovë

Mëngjesin e sotëm një person është arrestuar nga policia e kosovës , pasi gjatë kontrollimit të automjetit, brenda janë gjetur 7 persona, migrantë ilegal shtetas të huaj.

Një person i dyshuar, shtetas kosovar është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia kufitare në Vërmicë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë, bëjnë të ditur se shoferi që është arrestuar lidhur me rastin është Shemsi Gavzaj.

Të gjitha njësitë policore janë njoftuar dhe është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *