Ky është i dyshuari që goditi me veturë prokuroren në Pejë

Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari që goditi me veturë prokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Suada Hamza.


IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se i dyshuari është E.Kelmendi.
Ai është ndaluar për 49 orë dhe po dyshohet për dy vepra penale.

Indeksonline raportoi gjatë ditës se prokurorja Suada Hamza ishte duke dalur nga objekti i Gjykatës kur u godit me veturë, teksa i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes.


Ajo ka pësuar lëndime të lehta trupore, për të cilat ka marrë tretman në Spitalin Rajonal të Pejës./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *