Ky është detaji që bëri “bashkë” Mozzik dhe Kanye West

Çizmet e reprit të njohur, Mozzik në “Alba Festival” në Zvicër janë një nga detajet që morën shumë vëmendje.

Mund të duket çmenduri që çizmet të jenë trend në verë, por jo nëse ju themi se ky trend u përhap nga Kanye West.

Njeriu që qëndron pas shumë “revolucioneve” në botën e modës prej muajsh ka sjellë këtë trend.

Në maj Kanye mori pjesë në një shfaqje të ‘Balenciaga’ në New York dhe u bë viral pasi kishte veshur disa çizme gjigande nga shumë të konsideruara si qesharake… dhe u bë meme virale.

Muajt e fundit, reperi është parë i veshur me çizme në evente e përditshmëri, e shpesh nuk ngurron t’i çojë në një nivel krejtësisht tjetër.

E duket se edhe Mozzikit i ka pëlqyer ky trend dhe e ka përqafuar menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *