Kurti thirrje opozitës: Votoni marrëveshjet ndërkombëtare, jo për qeverinë, por për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje opozitës që t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtarë, jo për qeverinë, por për qytetarët

Ai tha se qeveria ka sjellë për ratifikim një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, mirëpo për shkak të mosvotimit nga opozita ato nuk po kalojnë.

“Ka disa muaj që në këtë legjislaturë kuvendi, qeveria ka sjellë për ratifikim një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, mirëpo për shkak të mosvotimit nga opozita ato nuk po kalojnë. Janë shtatë marrëveshje që janë në pritje të miratimit në kuvend, dy të tjera janë në shqyrtim në komisione e shumë të tjera janë në proces që pritet të vijnë nga qeveria në kuvend”, u shpreh ai.

“Nga viti 2011 deri në vitin 2022 kur Lëvizja Vetëvendosje ka qenë opozitë parlamentare në kuvend janë votuar 377 marrëveshje ndërkombëtare, nga 377 marrëveshje ndërkombëtare vetëm tri marrëveshje nuk i ka mbështetur Lëvizja Vetëvendosje. Marrëveshjet ndërkombëtare votoni, jo për qeverinë, por votoni për qytetarët tanë”, u shpreh tutje ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *