Kurti reagon pas përleshjeve në veri: Dënojmë dhunën ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për takimin që sot e ka pasur me ambasadorët e QUIN’it si dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kurti ka thënë se ndan shqetësimet me ambasadorët për sulmet ndaj KFOR’it, sot në Veriun e Kosovës. Ai sulmet i ka cilësuar si ultranacionalsite.

”Sot pata një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin  [🇪🇺] . Unë ndaj shqetësimin për dhunën dhe dënoj sulmet kundër@Kosovo_Police @NATO_KFOR gazetarë. Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në  [🇽🇰] . Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Dhjetëra ushtarë të KFOR’it janë lënduar gjatë përleshjeve me protestuesit serbë, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ambasadorët e vendeve të BE-së, por edhe SHBA-ja kanë dënuar sulmet e sotme ndaj KFOR’it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *