Me qëllimin që t’ua kthejë dashurinë ndjekësve të shumtë, Luizi befason fansen e tij të madhe

Me pjesëmarrjen e tij në ‘Big Brother VIP Albania 2’, Luiz Ejlli u bë një prej personazheve më të dashur të publikut shqiptar.

Këngëtari shkodran, njëherësh fitues i edicionit të dytë të ‘BBVA’, krijoi numër të madh fansash, shumë prej të cilëve u mërzitën pas përfundimit të programit real televiziv.

Zonja Kristina është në mesin e shikuesve të rregullt të shout real, videot e të cilës ishin bërë virale në rrjetet sociale, ndërkohë që shfaqte admirimin për artistin.

Lexo po ashtuLuizi i kthehet Big Brotherit: Faleminderit secilit prej jush që keni qenë bashkë me mua në këtë rrugëtim duke më dhënë kohë nga koha juaj

Pas daljes nga shtëpia e famshme dhe pasi mësoi dashurinë e madhe të fansave, Luizi është duke u përpjekur që së paku përmes rrjeteve sociale t’ua kthejë atyre dashurinë. Kështu ka vepruar duke i përgatitur një befasi zonjës Kristina.

“Dashuria që marr nga ju është më e madhe seç mund ta kisha menduar. Kisha edhe unë po aq emocione sa Zonja Kristina (të cilën sot e njihni të gjithë), prandaj këto emocione të bukura nga kjo telefonatë surprizë, doja t’i ndaja me të gjithë ju. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar këngëtari pranë videos së shpërndarë në Instagram.

https://www.instagram.com/itsluizejlli/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4dda1b32-d55c-460a-8187-6e712d575236

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *