Kurti publikon pamjet e dronëve Bayraktar të blerë nga Turqia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ushtrisë së Kosovës tani i janë shtruar edhe dronët Bayraktar TB-2.

Këta dronë Qeveria i ka blerë nga Turqia.

Kurti tutje ka thënë se, për dy vjet qeverisje e kanë shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë.

‘’ Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.’’ Ka shkruar kryeminstri në Facebook. /IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *