Kurti kërkon që Serbia të dënohet për mosnënshkrimin e marrëveshjes

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që ta dënojë sjelljen e Serbisë për mosnënshkrimin e marrëveshjes, e cila është propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kurti ka thënë se zbatimi i marrëveshjes do të duhej të fillonte që dje, pasi siç ka thënë, nuk ka një afat se kur duhet të fillojë zbatimi. 

Këto deklarime ai i ka bërë të martën para mediave, pasi ka marrë pjesë në konferencën e dytë nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillojë qysh dje, për shkak se edhe plani i zbatimit thotë që nuk ka një afat në të ardhmen kur duhet të fillojë zbatimi i marrëveshjes. Marrëveshjen bazë dhe planin e zbatimit tashmë i kemi të dakorduara. Për neve kjo është e një marrëveshje, por unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që të gjykojnë, dënojnë sjelljen e Serbisë e cila kur zhvillohen takimet thotë se nuk nënshkruaj, ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatojë asgjë”.

/GazetaDemos/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *