Krasniqi: I shokuar nga sulmi i tmerrshëm kundër Izraelit, solidarizohemi me të prekurit nga sulmi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur i shokuar pas sulmeve në Izrael.

Ai është solidarizuar me shtetin e Izraelit dhe gjithë ata që janë prekur nga sulmet e sotme.

Në llogarinë e tij në “X”, ai ka shkruar dhuna nuk është kurrë një zgjidhje

“I shokuar nga sulmi i tmerrshëm kundër shtetit të Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të prekurit. Dhuna nuk është kurrë një zgjidhje dhe ne shpresojmë për një fund të menjëhershëm të armiqësive”, ka shkruar Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *