Shqiptari Adnan Dibrani, shqiptar i lindur në Kosovë është kthyer në heroin e ditës së djeshme në Malin e Zi duke zënë faqet e para të mediave vendase.
Adnani u hodh në ujin e ftohtë të Lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë aty.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 11.30 në kryeqytetin malazez.
Adnani shpëtoi jetën e foshnjës duke i bërë masazh kardiak pasi e nxori nga uji.