Kështu do të duket oborri i Big Brother VIP Kosova

Së shpejti pritet të hapet shtëpia më e famshme në Kosovë, Big Brother VIP, të cilën do të mund ta shihni në Klan Kosova dhe ArtMotion.

E se si do të duket oborri i kësaj shtëpie, këtë e ka zbuluar drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi përmes një postimi në Facebook.

“E di që mezi po prisni. Tashmë ditët kanë filluar të ecin mbrapshtë deri te data kur do të hapet shtëpia më e famshme në Kosovë – Big Brother VIP Kosova. E shtëpia do të jetë ashtu siç na ka hije – ndër më të bukurat që i ka pasur ky spektakël në të katër anët e globit. Ja një sneak peek e oborrit të shtëpisë të cilën do ta shihni pandërprerë në Klan Kosova dhe Art Motion… së shpejti! Lum ata që do të jetojnë në të dhe lum ata që do të mund të reklamohen në të”, ka shkruar Kelmendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *