Kërkohej në gjithë botën,arrestohet shqiptari me katër emra

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 62-vjeçari i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

Njoftohet se i moshuari ishte dënuar në Itali me 17 vite burg për vepra kriminale e narkotike.

Bëhet fjalë për Mustafa Shullani, i cili kishte identitete të tjera si: Hasan Shullani, Ferdinand Behari dhe Faje Shullani.

Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *