Gjakovë: Keqpërdoret seksualisht një 14-vjeçare, nëna i gjen …

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmë rreth orës 21:10 në rrugën Gjakovë, ku një nënë ka deklaruar në Polici se dyshon që vajza e saj e mitur po keqpërdoret seksualisht.

Sinjali mëson se nëna ka gjetur në telefonin e vajzës 14-vjeçare fotografi nudo me me një person të panjohur, çka bëri që rastin menjëherë ta dënoncojë në Polici. Po ashtu edhe vajza e mitur e ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin 17-vjeçar.

Ajo ka pranuar tretman mjekësor për shkak se ka pasur shenja në trup, teksa është intervistuar në detaje lidhur me rastin.

I dyshuari ende nuk është arrestuar nga Policia, ndërkaq me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Dhunim’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *