Këngëtarja shqiptare nominohet në Grammy Awards!

Adele, Beyoncé dhe Harry Styles janë nominuar për më së shumti çmime në Grammy.

Por, këtyre nominimeve nuk u ka shpëtuar as artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila u nominua për hitin e saj me David Guetta – I’m Good (Blue).

Bebe u nominua për çmimin Best dance/electronic recording.

Ceremonia, e cila zhvillohet shkurtin e ardhshëm, do të shpërblejë muzikantët, kompozitorët dhe producentët në 91 kategori, duke përfshirë pesë çmime të reja: tekstshkruesi i vitit, performanca më e mirë alternative, performanca më e mirë në Americana, rezultati më i mirë i videolojërave dhe albumi më i mirë i poezisë së folur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *