Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja dhe fituesja e X Factor, Alexandra Burke ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me të dashurin e saj Darren Randolph. Lajmin e bëri me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku publikoi një foto të këmbëve të foshnjës së porsalindur.

“Mirë se erdhe në botë rrushi ynë i vogël. Ne tashmë të duam më shumë se sa mund ta themi me fjalë”, shkroi ajo krahas fotografisë së ëmbël.

Kujtojmë që këngëtarja dhe futbollisti i West Ham United njoftuan në shkurt se po prisnin.

Randolph, i cili gjithashtu luan për Republikën e Irlandës, ndau të njëjtën imazh dhe mbishkrim në llogarinë e tij në Instagram. Gjininë dhe emrin e foshnjës nuk e kanë zbuluar ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *