“Ka me t’vra kallash” – I riu kërcënon 64 vjeçarin në Mitrovicë për shkak se…

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një përleshje në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë.

Siç raporton “Sinjali”, një person i ri në moshë e ka gjuajtur me dy tranguj një 64 vjeçar në një market, transmeton Neutral.al.

Pasi e gjuajti me tranguj, i riu e ka kërcënuar të moshuarin me fjalët “ka me t’vra kallash”.

E gjithë kjo përleshje besohet të ketë ndodhur për shkak të një problem pronësor që kanë dy palët.

64 vjeçari e ka njoftuar policinë për kërcënimin dhe se i dyshuari është shoqëruar në stacion./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *