Ja kush është personazhi që sipas Gold Ag ua ka marrë fytyrën shqiptarëve (VIDEO)

Ndër të ftuarit e puntatës së fundit të “Zemër Luana” ishte edhe Gold Ag.

Ai është bërë edhe pjesë e lojës në fund, “Në Gojë të Luanit”, ku duhej t’i përgjigjej një pyetjeje, ose të bëhej pis.

“Ti je një nga reperët që ndër vite ke qëndruar brenda kornizave të tua dhe shumë serioz. Ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të dimë emrin e personazhit shqiptar që për ty është nder i vendit dhe emrin e personazhit shqiptar që sipas teje na ka marrë fytyrën!”. Ka qenë kjo pyetja, ndërkohë që Gold Ag ka përzgjedhur si nder Adem Jasharin dhe si personazh që i ka marrë fytyrën vendit, Rrahman Morinën.

Rikujtojmë se Rrahman Morina ka qenë politikan i Partisë Komuniste të Kosovës, që ka bashkëpunuar me Serbinë dhe është quajtur tradhtar i Kombit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *