I riu shqiptar i propozon të dashurës në fushën e futbollit

Ndeshja e fundit mes Tiranës dhe Partizanit ka rezervuar një skenë shumë të bukur dhe romantike.

Kjo pasi tifozët, e jo vetëm, janë bërë dëshmitarë të një propozimi për martesë.

Një tifoz është futur në fushë, duke pretenduar se u rrëzua dhe lëndua.

Teksa rreth tifozit mblidhen truprojat, edhe e dashura shkon drejt tij e shqetësuar. Mirëpo, duke e kapur në befasi ai ulet në gjunjë dhe i propozon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *